United dhe Arsenali në garë për “Sergio Agueron e ri”

United dhe Arsenali në garë për “Sergio Agueron e ri”

Sulmuesi i skuadrës së Santosit, Marcos Leonardo është duke tërhequr vëmendjen e klubeve të Premier Ligës me paraqitjet e tij për Kombëtaren e Brazilit U20.

20 vjeç shënoi tre gola për Brazilin në dy ndeshjet e para të Kupës së Botës U20 në Argjentinë, dhe pritet të jetë titullar sonte kundër Tunizisë në fazën e eliminimit direkt, raporton KosovaPress.

Manchester United, Arsenali, Newcastle dhe West Hami e kanë monitoruar Leonardon gjatë vitit të kaluar, dhe Santos tani po pret që të ketë oferta gjatë ditëve në vazhdim për yllin brazilian.


Leonardo është krahasuar me Sergio Agueron e Argjentinës sa i përket stilit të tij të lojës. Ai është i fuqishëm fizikisht, luan me dy këmbët, është i shpejtë dhe driblon mirë.

Leonardo bëri debutimin e tij te Santosi në vitin 2020, dhe që nga ajo kohë ka shënuar 41 gola në 140 paraqitje.

Manchester United dhe Arsenali kanë shprehur interesim serioz në Leonardon, ndërsa edhe Chelsea raporton se po e monitoron situatën e yllit brazilian.

Lexo edhe

Video