United dëshiron ta gjejë zëvendësuesin e Ronaldos në janar

United dëshiron ta gjejë zëvendësuesin e Ronaldos në janar

Gjiganti anglez, Manchester United dhe superylli Cristiano Ronaldo arritën marrëveshje mbrëmë për ta shkëputur kontratën me efekt të menjëhershëm.

Si pasojë e intervistës bombastike të Ronaldos me Piers Morgan, United vendosi t’ia shkëput kontratën portugezit gjashtë muaj para se të përfundonte, raporton KosovaPress.


Nga kjo shkëputje e kontratës United do të ruaj afro 19 milionë euro, pasi që Ronaldo pranoi që mos të marr dëmshpërblim.

Plani i United ishte që të investoj në një sulmues të ri në merkaton e ardhshme verore, por “Djajtë e Kuq” tani janë duke konsideruar që ta gjejnë zëvendësuesin e Ronaldos në janar.  

Lexo edhe

Video