United afër goditjes së parë në merkato, ia grabit marrëveshjen nga duart Marseille

United afër goditjes së parë në merkato, ia grabit marrëveshjen nga duart Marseille

Siç raportohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, skuadra angleze Manchester United është pranë nënshkrimit me Tyrell Malacian.

Malacia kishte marrëveshje të plotë me Marseille, por United u fut në garë në momentet e fundit, kështu edhe është shumë pranë që ta rrëmbejë marrëveshjen për mbrojtësin holandez, përcjell KosovaPress.

Ndërkaq, tani këtë gjë e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i Feyenoordit, Frank Arnesen, i cili e pranoi që marrëveshja me United është arritur.


“Marrëveshja me Manchester United është arritur. Tani jemi duke pritur vendimin e Tyrell. Nëse Malacia thot po, atëherë transferimi i tij te United është çështje kohe”, tha Arnesen.

Siç bëhet e ditur, marrëveshja mes United e Feyenoordit është arritur, ku “Djajtë e Kuq” do të paguajnë dëmshpërblim prej 15 milionë eurosh, plus dy të tjera në formë të bonuseve.

Po ashtu, mbrojtësi holandez ka të njëjtin agjent sikurse Frenkie de Jong, ku për këtë të fundit thuhet se bisedimet janë duke vazhduar dhe se “Djajtë e Kuq” janë optimistë për ta arritur marrëveshjen me Barcelonën për De Jong.

Lexo edhe

Video