UNICEF: Kequshqyerja rrezikon tetë milionë fëmijë

UNICEF: Kequshqyerja rrezikon tetë milionë fëmijë

Rreth tetë milionë fëmijë mbi 5 vjeç rrezikohen të vdesin nga kequshqyerja, sipas UNICEF, agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijët.

Fëmijët më të prekur gjenden në 15 vende që aktualisht vuajnë nga mungesa e ushqimit.


”Këto përfshijnë Afganistanin, Etiopinë, Haitin dhe Jemenin, të cilat të gjitha kanë nevojë për ushqim dhe ndihmë të menjëhershme mjekësore”, raportoi UNICEF.

Ai shtoi se ”numri i fëmijëve që rrëshqasin në rrezik nga kequshqyerja po rritet çdo minutë. Problemet përfshinin rritjen e çmimeve të ushqimeve, një situatë të përkeqësuar nga pushtimi rus i Ukrainës, thatësirat e vazhdueshme në disa vende për shkak të ndryshimeve klimatike dhe efektet e vazhdueshme të pandemisë së koronavirusit”.

UNICEF tha se një paketë ndihme prej 1,2 miliardë dollarësh duhet të mblidhet për të shmangur këto rezultate.

Lexo edhe

Video