UNDP dhuron 15 laptopë për Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike

UNDP dhuron 15 laptopë për Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla është takuar sot me përfaqësuesen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Maria Suoko.

Takimi kishte për qëllim pranim-dorëzimin e 15 laptopëve si formë e mbështetjes teknike e UNDP-së ndaj Grupit Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve.

Marrë parasysh që prania e pandemisë Covid-19 në Kosovë imponon komunikim online, një ndihmë e këtillë nga UNDP lehtëson veprimin dhe bashkëpunimin ndër-institucional në kohë të luftimit të virusit korona.


Sveçla ka falënderuar UNDP-në për gatishmërinë e tyre që t’u qëndrojnë afër institucioneve të Kosovës në këto kohë të vështira, përmes asistencës në planifikimin e kampanjës së informimit lidhur me luftimin e pandemisë, si dhe mbështetjes Grupit ndër institucional për menaxhimin e incidenteve në fushën e planifikimit të menaxhimit të krizave.

Ndërsa, Suoko ka shprehur mirënjohje për qasjen e ministrisë ndaj pandemisë dhe ka treguar gatishmëri të familjes së UN-it për mbështetje të vazhdueshme Qeverisë në këtë aspekt.

 

Lexo edhe

error: