Ultratingulli, kur t’i nënshtrohemi dhe cilat janë përfitimet
Lexohet për: 2 min.
Banja e Kllokotit
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ultratingulli është procedurë terapeutike, e cila e shfrytëzon energjinë e mikrovalëve për qëllime mjekësore-terapeutike.

Gjatë planit fizioterapeutik mjeku ose fizioterapeuti vendos nëse pacienti ka nevojë për t’iu nënshtruar valëve të ultratingullit.

Metoda e aplikimit: para se të përdoret ultratingulli pacienti duhet të ketë regjionin e aplikimit të zhveshur dhe të ndjehet komod ne pozitën e caktuar, fizioterapeuti para se të aplikojë ultratingullin lyen regjionin me vaj parafine ose gjel në mënyrë që sonda kumbuese t’i qaset më lehtë regjionit. Format e lëvizjes së sondës mund të jenë zik-zake, spirale etj. Zakonisht kohëzgjatja është 5 minuta, 10 ose 15 minuta. Në fund të procedurës pacientit i pastrohet regjioni ku është aplikuar ultratingulli.

Arsyet kryesore të përdorimit të ultratingullit janë fizike dhe termike.

Përfitimet fiziologjike që vijnë si rezultat i veprimit termik të ultratingullit janë:

-rritja e elasticitetit të indit kolagjenoz,

-ndryshimet në qarkullimin e gjakut,

-ndryshimet në përçueshmërinë e nervave,

-rritja e aktivitetit të gjeneve dhe ndryshimet në aktivitetin kontraktil të muskujve skeletor.

Ultratingulli përdoret tek:

- kontrakturat (humbja e lëvizjes së nyjës),

- spazmi i muskujve skeletor,

- tendinitet, bursitet,

- dhembja,

- sëmundjet reumatizmale etj.

Kunderindikacionet:

- sëmundjet e syrit,

- sëmundjet e zemrës,

- gratë shtatzëna,

- regjioni i testiseve,

- osteoporoza,

- femrat në periudhën gjenerative,

- tumoret malinje.

‘’Banja Kllokotit’'

Spitali special për rehabilitim të përgjithshëm.

?Lokacioni: Kllokot

Kontakti:

?+383/ 45 935 935

?+383/ 44 935 935

?www.banjakllokotit.com

#relax #healthy #rehabilitation #therapy #spa

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024