Ulpiana-Prishtina, këto janë formacionet zyrtare

Ulpiana-Prishtina, këto janë formacionet zyrtare

Me fillim nga ora 13:00 do të fillojë ndeshja mes skuadrës së Ulpianës dhe kampionit aktual të Superligës së Kosovës Prishtinë, e vlefshme kjo për xhiron e 16 të sezonit 2021/22.

Në xhiron e fundit, Ulpiana barazoi me rezultat 1:1 me Dukagjinin, kurse Prishtina shënoi fitore me rezultat 2:0 kundër Feronikelit, përcjell KosovaPress.

Momentalisht, pas 15 xhirove Prishtina zë vendin e pestë në tabelë me 21 pikë, krahas 17 sosh sa ka arkëtuar Ulpiana në vendin e shtatë.

Vlen të cekët që, klubi Ulpiana e ka pritur në mënyrë madhështore skuadrën e Prishtinës, ku në zhveshtore e ka vendosur një pankartë me llogot e të dyja skuadrave me mbishkirmin: “Mirë se vini vëllezër”, “Stadiumi “Sami Kelmendi” është shtëpia juaj!”.


Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje dhe ato i gjeni më poshtë.

KF Ulpiana (4-3-3): Ajeti; Rapuca, Musliu, Makolli, Shkalla; Qerimi, Mustafa, Rezi; Iran, Selimi, Santos

FC Prishtina (4-4-2): Halimi; Krasniqi, Bekteshi, Atanda, Mici; Karabeci, Boshnjaku Mankenda, Abazi; Otto John, Kryeziu

13:00 Ulpiana – Prishtina (Stadiumi Sami Kelmendi)

Lexo edhe

Video

error: