Ulpiana-Gjilani, publikohen formacionet zyrtare

Ulpiana-Gjilani, publikohen formacionet zyrtare

Krahas ndeshjes mes Prishtinës e Dukagjinit, do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër e Superligës së Kosovës mes Ulpianës dhe Gjilanit, e vlefshme për xhiron e 32.

Të dy skuadrat nuk dinë për fitore në ndeshjet e tyre të fundit, ku Gjilani u mposht 2:1 nga Prishtina, kurse Ulpiana pësoi humbje 3:1 nga Drenica, përcjell KosovaPress.

Momentalisht, gjilanasit renditen në vendin e tretë me 55 pikë, krahas kundërshtarit të sotëm Ulpianës që zë vendin e parafundit në tabelë, respektivisht të nëntin me gjithsej 24 pikë të arkëtuara.


Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Ulpiana (4-3-3): Ajeti: Makolli, Rapuca, Shkalla, Avdulli; Franic, Shala, Emini; Rezi, Qerimi, Iran

Gjilani (4-3-3): Koliçi; Beqja, Rapa, Useini, Halili; Dabiqaj, K.Aziz, Torassa; Cale, Progni, Krasniqi.

Lexo edhe

Video