Ulje në shfrytëzimin e transportit hekurudhor dhe fluturimeve

Ulje në shfrytëzimin e transportit hekurudhor dhe fluturimeve

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuat statistikat e transportit dhe telekomunikimit për tremujorin e katërt të vitit 2020, me të dhëna mbi transportin ajror, hekurudhor, rrugor dhe telekomunikimin.

Sipas ASK-së, në territorin e Kosovës janë gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport.


“Në tremujorin e katërt të vitit 2020, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte rreth 15 000, ku krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2019, numri i pasagjerëve është zvogëluar për -52.07%. Transporti i mallrave me tren në TM4 2020 ishte rreth 145 mijë ton, ku krahasuar me TM4 2019 ka një rritje për 5.06%.Ndërkaq, sa i përket numrit të fluturimeve, në TM4 2020 ishin 1 396 fluturime, ku në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2019), ka ulje për -23%”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti ishte rreth 377 mijë, ku në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2019) ka ulje për -28.62%.

Lexo edhe

Video