Ulje marramendëse e vlerës së Hazardit, vjen oferta nga një skuadër e dorës së dytë

Ulje marramendëse e vlerës së Hazardit, vjen oferta nga një skuadër e dorës së dytë

Lëndimet dhe problemet fizike nuk po e lënë Eden Hazardin të tregojë plotësisht potencialin e tij në klubin e tij të ëndrrave, Real Madrid. Belgu erdhi në “Bérnabeu” në verën e vitit 2019 nga Chelsea.

Në sezonin e tij të tretë në Real Madrid, Eden Hazard ka luajtur në 54 ndeshje, ka shënuar vetëm pesë gola dhe ka bërë gjashtë asistime.

Të gjitha këto kanë bërë që vlera e tij të ulet shumë që nga ardhja e tij në Real Madrid, nga 115 milionë euro sa u ble, tani vlera e tij sipas “Transfermarket” është 25 milionë euro, shifër kjo shumë e ulët për një lojtar të kalibrit të tij, përcjellë KosovaPress.


Tani, një ofertë e çuditshme për të vjen nga skuadra e kategorisë së dytë të Belgjikës, KVC Ëesterlo, presidenti i së cilës është mik i ngushtë i Eden Hazardit, siç konfirmoi ai në një intervistë për Het Nieuwsblad.

“Mendoj se mund ta konsideroj Eden Hazardin si mik. E njoha kur ishte në Lille dhe më premtoi se një ditë do të luante për Fenerbahçen. Për Ëesterlon është pak më e vështirë, por kurrë nuk i dihet. Ai mund ta përfundojë karrierën këtu”, tha presidenti turk i Ëesterlo, Hasan Cetinkaya:

Koha do të tregojë se çfarë do të ndodhë realisht me Eden Hazardin dhe nga klubi nuk përjashtohet edhe një largim nga Real Madridi.

Lexo edhe

Video

error: