Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Ulje e lehtë e rasteve të reja, 21 viktima të tjera nga koronavirusi në Shqipëri

Ulje e lehtë e rasteve të reja, 21 viktima të tjera nga koronavirusi në Shqipëri

21 persona të tjerë kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit.

Përmes buletinit ditor, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 3805 testime të kryera gjatë ditës së fundit, u shënuan 952 raste të reja me COVID-19, shifra këto që po vijnë duke u ulur ndonëse me ritme të ulëta.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 1028 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 13.495 vaksinime.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  408 raste në Tiranë, 53 raste në Vlorë, 39 raste në Durrës, 36 raste në Krujë, 28 raste në Fier, Elbasan, Lushnje, 27 raste në Shkodër, 22 raste në Gjirokastër, 21 raste në Korçë, Berat, 20 raste në Kavajë, 19 raste në Kurbin, Tepelenë, 18 raste në Përmet etj.


Në 24 orët e fundit janë shëruar 804 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 69,773 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 662 pacientë, 49 në terapi intensive, nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 9 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Kurbini, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Erseka, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 50-91 vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar  107.167 raste, prej tyre  69.773 janë shëruar, 35.598 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 1.796 persona./A2

Lexo edhe

Video

error: