Ulaj: T’i lëmë ndarjet partiake e të mendojmë për Kosovën

Në Prishtinë ka filluar konferenca e Lidershipit në Ballkan “Paqja, Siguria dhe Zhvillimi në Ballkanin Perëndimor”, e Federatës Universale të Paqes. Kjo konferencë ka bërë bashkë udhëheqës të shquar nga vendet e Ballkanit, institucionet rajonale dhe vendet evropiane.

Në hapje të saj, kreu i Federatës Universale të Paqes në Kosovë, Binak Ulaj ka thënë se nevojitet paqe në mes njerëzve në Kosovë duke i lënë anash ndarjet politike e partiake.


“Para pak çastesh ishim në një homazh të dy djemve që kanë humbur jetën pas luftës. Kemi nevojë edhe për një paqe në Kosovë këtu në mes veti, t’i lemë ato ndarjet politike, partiake,  dhe të mendojmë për Kosovën, për këtë liri që na e sollën djemtë dhe vajzat e UÇK-së, natyrisht të ndihmuar edhe nga NATO të cilës do t’i jemi përherë mirënjohës”, ka thënë ai.

Kjo konferencë organizohet nga Federata Universale e Paqes (UPF), në partneritet me Agjencinë e Lajmeve KosovaPress, Washington Times Foundation, Shoqatën Ndërkombëtare të Mediave për Paqe (IMAP), dhe Shoqatën Ndërkombëtare të Rinisë dhe Studentëve për Paqe (IAYSP).

Lexo edhe

Video

6 Comments

Komentet janë të mbyllura.