Ukrainë: ​Publikohen pamje nga shkatërrimi i kolonës ruse që po ikte nga qyteti Liman

Ushtria ukrainase ka publikuar pamjet ajrore që tregojnë një kolonë të shkatërruar të ushtrisë ruse dhe automjeteve të tjera që po ikin nga qyteti lindor i Ukrainës, Liman.

Videoja tregon automjete të shkatërruara dhe trupa të ushtarëve rusë të vrarë në sulmin ukrainas.


Kujtojmë se Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi dje se forcat ruse ishin tërhequr nga qyteti strategjik i rëndësishëm në rajonin e Donetskut dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky konfirmoi sot se Liman ishte “pastruar plotësisht” nga forcat ruse.

Guvernatori ukrainas i rajonit të pushtuar të Luhanskut, Serhii Hajday, tha se çlirimi i Liman është “një faktor kyç për de-okupimin e ardhshëm të Luhanskut”.

Lexo edhe

Video