Ukraina: Rusët po planifikojnë një mobilizim të ri, duan të rekrutojnë deri në 700.000 ushtarë

Ukraina: Rusët po planifikojnë një mobilizim të ri, duan të rekrutojnë deri në 700.000 ushtarë

Anton Gerashchenko, një këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës, pretendon se Rusia po përgatit një mobilizim të dytë në janar, me plane për të rekrutuar deri në 700.000 rezervistë.

Ju kujtojmë se në shtator dhe tetor, Moska rekrutoi rreth 300.000 ushtarë për luftën në Ukrainë, si rezultat i së cilës qindra mijëra rusë u larguan nga vendi për të shmangur mobilizimin.


Një zyrtar ukrainas pohoi në Twitter se ata 300.000 të mobilizuar tashmë ishin “vrarë, plagosur ose demoralizuar”.

“Rusia po përgatitet për një valë të re mobilizimi në janar. Plani është të rekrutojë 500.000 deri në 700.000 njerëz. 300.000 të mobilizuar më parë tashmë janë vrarë, plagosur ose demoralizuar,” njoftoi Gerashchenko.

Zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitri Peskov, u tha gazetarëve dje se Kremlini nuk po shqyrton një mobilizim të ri për luftën në Ukrainë.

Lexo edhe

Video