Ukraina rimerr 53 vendbanime në rajonin jugor

Ukraina rimerr 53 vendbanime në rajonin jugor

Kievi ka rimarrë 53 vendbanime në rajonin jugor të Khersonit, kryesisht të pushtuar nga Rusia, që nga fillimi i pushtimit të Moskës, tha guvernatori rajonal.

Rusia pushtoi pjesë të Ukrainës jugore në fazën e parë të pushtimit të saj.


Ukraina tani po zotohet të kryejë një kundërsulm të madh për të rikthyer territoret dhe ka përdorur armë me rreze të gjatë të prodhimit perëndimor për të goditur linjat ruse të furnizimit, transmeton Sky News.

“Deri tani, 53 vendbanime janë konfirmuar si të çliruara,” tha guvernatori në detyrë Dmytro Butriy.

Kjo shifër ishte nëntë vendbanime më shumë se numri që ai dha të hënën, që dukej se tregonte një ritëm të përshpejtuar të fitimeve të Ukrainës në rajon.

Lexo edhe

Video