Ukraina nuk do të jetë nikoqir i këngës së Evrovizionit

Ukraina nuk do të jetë nikoqir i këngës së Evrovizionit

Ukraina fitoi këtë vit konkursin në Torino të Italisë, por nuk do të jetë mikpritës i garës vitin e ardhshëm, pasi Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) njoftoi se shtëpia mediatike ukrainase UA: PBC nuk mund të garantonte sigurinë dhe performancën.

EBU tha sot se “e kupton plotësisht zhgënjimin”, por se vendimi bazohej në përgjegjësinë për sigurinë e të gjithë atyre që punojnë dhe marrin pjesë në ngjarje, “i cili planifikim duhet të fillojë menjëherë në vendin ku zhvillohet”, thuhet në raport.


“Të paktën 10.000 njerëz punojnë në Eurovision Song Contest, i cili përfshin staf dhe gazetarë. Pritet edhe ardhja e 30 mijë ndjekësve. Mirëqenia e tyre është shqetësimi ynë kryesor. Rregullat e Eurovizionit, për të cilat bien dakord të gjitha mediat, e bëjnë të qartë se një ngjarje mund të zhvendoset në rast të forcës madhore, siç është lufta aktuale”, tha EBU.

“Ne kemi marrë parasysh edhe komentin e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili tha se lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite”, shtoi  EBU.

EBU erdhi në përfundim se vendimi për zhvendosjen e ngjarjes në një shtet tjetër ishte marrë dhe se diskutimet ishin duke u zhvilluar për një vend të përshtatshëm për garën e ardhshme.

Lexo edhe

Video