Ukraina mohon raportimet se ka refuzuar ofertën për bisedime paqeje

Ukraina mohon raportimet se ka refuzuar ofertën për bisedime paqeje

Ukraina ka mohuar raportimet se ka kundërshtuar një ofertë ruse për të zhvilluar bisedime për paqe.

Zëdhënësi i presidentit ukrainas, Sergej Nikiforov, ka shkruar në  Facebook se “Më duhet të mohoj deklaratat se ne kemi refuzuar të zhvillojmë bisedime”.


Ai tha se zyrtarët rusë dhe ukrainas po diskutojnë aktualisht një kohë dhe vend për bisedimet që do të zhvillohen.

“Ukraina ishte dhe mbetet e gatshme të flasë për përfundimin e luftimeve dhe për paqen. Ky është pozicioni ynë i pandryshuar. Ne ramë dakord me ofertën e presidentit rus, pikërisht në këtë moment palët janë duke u konsultuar për vendin dhe kohën e zhvillimit të procesit të negociatave. Sa më shpejt të fillojnë bisedimet, aq më shumë do të ketë shanset për të rivendosur jetën normale.”

Rusia ka thënë se ata do të flasin vetëm kur të gjithë forcat e armatosura ukrainase të dorëzohen.

Lexo edhe

Video