Ukraina kërkon shkatërrimin e urës në Krimea, Rusia ngrit pika kontrolli

Ukraina kërkon shkatërrimin e urës në Krimea, Rusia ngrit pika kontrolli

Këshilltari kryesor i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky përsëriti thirrjen për të shkatërruar urën e Krimesë.

Mihajlo Podoljak shkroi në Twitter se Ukraina nuk ka dhënë kurrë leje për ndërtimin e urës dhe se ajo është një objekt i paligjshëm.

“Ajo dëmton ekologjinë e gadishullit dhe për këtë arsye duhet të çmontohet. Nuk ka rëndësi se si – vullnetarisht apo jo”, tha ai.


Ndërkohë forcat ruse ngritën një pikë kontrolli në afrimin e urës që çon në territorin e aneksuar.

Denis Savchenko, koordinator i organizatës për të drejtat e njeriut Crimea SOS, ka bërë të ditur se forcat ruse kontrollojnë dokumentet dhe makinat e atyre që kalojnë urën Kerch/Krimea.

“Ata në postbllok po kontrollojnë të gjithë ata që largohen nga Krimea. Ata kontrollojnë veçanërisht dokumentet, makinat dhe sendet personale,” tha ai.

Savchenko tha se shpërthimi në depon e municioneve në Krime shkaktoi një valë njerëzish që ktheheshin në Rusi. Rreth 38.000 makina u larguan më pas nga Krimeja për në Rusi, tha ai.

Lexo edhe

Video