Uka pyet Zemajn se a ka përgjegjësi për numrat e lartë të infektuarve me COVID 19

Uka pyet Zemajn se a ka përgjegjësi për numrat e lartë të infektuarve me COVID 19

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka ka adresuar një mori kritikash ndaj ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj për menaxhimin me COVID 19.

Uka gjatë debatit parlamentar për menaxhimin e pandemisë COVID-19, e quajti Zemajn edhe si mashtrues dhe injorant në mos sigurimin e vaksinës sezonale. Ndërkaq tha se numrat e lartë  me COVID-19 janë si pasojë e  keq menaxhimit  të Qeverisë Hoti

“Kjo foltore ka duruar aq shumë premtime të rrejshme nga kjo qeveri sa druaj që do të fillojë të flasë. Lista e gënjeshtrave dhe mashtrimeve është aq e gjatë sa nuk mjaftojnë minutat që i kemi në dispozicion si grup parlamentar për t’i thënë të gjitha. Prandaj sot do t’iu pyes këtu si ndiheni kur e shihni këtë numër të infektuarve që kemi në Kosovë. Mbi të gjitha si e vlerësoni shkallën e vdekshmërisë. A e ndjeni vetën përgjegjës për këtë që po ndodh, sepse nëse para disa ditëve na thatë se jeni përgjegjës për një sukses të imagjinuar si  të mos jeni sot. Pse kjo zmbrapsje”, tha ai.


Ai akuzoi atë edhe për mashtrimin me vaksinat sezonale.

“Ministri i Shëndetësisë ka deklarua publikisht se vaksinat për gripin sezonal nuk janë vonuar. Sinqerisht ose duhet të jetë injorant ose mashtrues i madh, ose të dyja bashkë që të konkulodohet diçka e tillë, por kur do të vaksinoni  popullatën kundër gripit sezonal. A e dini që deri në dhjetor një pjesë e popullatës e kalojnë gripin sezonal…tash kur nuk keni arritur të siguroni vaksinën kundër gripit sezonal si mund të flisni për sigurimin e vaksinës antiCOVID.  Një qeveri si kjo që nuk arrinte të sigurojë vaksinat që janë siguruar për herë me rregull nga qeveritë e korruptuar si mund të flas për vaksinën antiCOVID-19”, tha ai.

Krahas këtyre, Uka përmendi edhe mos përfshirjen e komunave veriore në numrat për COVID-19, derisa theksoi se nuk përfshihen në unitet në një keqqeverisje.

“Dështimi i sotëm është keq menaxhimi i djeshëm i po kësaj qeverie që sot po paguajmë edhe një faturë tjetër ndëshkimi që as nuk ka plan, vizion as empati për mijëra qytetarë që jetojnë në ankth dhe dëshpërim nga kjo që po kalojmë dhe kërcënimit të shëndetit që po e shohim çdo ditë. Këtu na thonë se duhet të kemi unitet na thërrasim  në unitet në keqqeverisje. Na thërrasin për unitet përballë mashtrimit dhe një qeverie që mashtrimin e ka armën kryesore”, tha ai.

Lexo edhe

Video