Uji në Prishtinë e disa komuna aktualisht nuk është për pije
Lexohet për: 2 min.
uji
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në një njoftim nga KRU ”Prishtina” thuhet  se si pasojë e reshjeve të shiut, uji është turbulluar.

Si shkak i reshjeve të dendura atmosferike  në afërsi dhe rreth liqenit të Ujmanit kemi ngritje të turbullirës së ujit në kanalin e Ibër Lepencit, thuhet në njoftim.

“Për shkak të gjendjes alarmante me vërshime dhe turbullirës së ujit në kanalin e Ibër Lepencit, përveç Fushë Kosovës, Drenasit, Zonës Industriale dhe lagjes Kalabria në Prishtinë, çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë sot do të kenë edhe : lagjja “ Kodra e Trimave” dhe të gjitha zonat që furnizohen me ujë nga rezervuari i Mirëditës si : lagjja e Muhaxhirëve, lagjja Dodona, Taslixhe, Aktash, Bregu i Diellit dhe të gjitha zonat e Matit”, thuhet në njoftimin e KRU”Prishtina”.

“Të nderuar konsumatorë ju njoftojmë se si shkak i reshjeve të dendura atmosferike  në afërsi dhe rreth liqenit të Ujmanit kemi ngritje të turbullirës së ujit në kanalin e Ibër Lepencit.

Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj dhe Drenas, nuk kanë mundësi teknike të trajtojnë ujin për pije.

Për shkak të gjendjes alarmante me vërshime dhe turbullirë të ujit në kanalin e Ibër Lepencit, përveq Fushë Kosovës, Drenasit, Zonës Industriale dhe lagjes Kalabria në Prishtinë, çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë sot do të kenë edhe : lagjja “ Kodra e Trimave” dhe të gjitha zonat që furnizohen me ujë nga rezervuari i Mirëditës si : lagjja e Muhaxhirëve, lagjja Dodona, Taslixhe, Aktash, Bregu i Diellit dhe të gjitha zonat e Matit.

Një situatë e tillë vazhdon deri në  përmirësimin e situatës me turbullirë në kanal.

Mbeteni të njoftuar, deri në vendimin e radhës, varësisht nga situata me vërshime dhe reshje atmosferike!”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024