Uji dhe rryma, Kurti del me mesazh për qytetarët
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Kurti: Po punojmë për të garantuar energji elektrike e ujë të pijshëm për të gjithë qytetarët
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti ka siguruar qytetarët se institucionet dhe ndërmarrjet publike janë duke punuar me dedikim për të garantuar siguri të furnizimit me energji elektrike dhe ujë të pijshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ai në një postim në Facebook ka postuar video nga vizita e ministres së Ekonomisë Artane Rizvanolli në Mitrovicë.

Për t’u ofruar qytetarëve furnizim me ujë deri në zgjidhjen përfundimtare të problemit, kompanitë rajonale të ujit, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, Zjarrfikësit e Kosovës dhe Korporata Energjetike e Kosovës kanë vendosur autobotet në Lagjen e Boshnjakëve, në tri lokacione përfshirë në sheshin e qytetit në Mitrovicë, në Zveçan - afër Kuvendit Komunal, si dhe në Drenas, Skënderaj dhe Fushë Kosovë ku gjatë ditës ka pasur reduktime.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024