UFC/Chandler nokautoi brutalisht Fergusonin, ky i fundit e pranon se kishte humbje të kujtesës – video

UFC/Chandler nokautoi brutalisht Fergusonin, ky i fundit e pranon se kishte humbje të kujtesës – video

Tony Ferguson e ka pranuar se nuk mund të mbante asgjë në mend pas nokautit brutal nga Michael Chandler në UFC 274.

Në kuadër të peshave të lehta, Ferguson synonte ta evitonte humbjen e katërt radhazi në Phoenix kundër Chandler, përcjell KosovaPress.

Megjithatë, në raundin e dytë, Chandler bëri një goditje brutale, e cila e shtypi fytyrën e Ferguson-it dhe e la atë të shtrirë brenda ringut.

Ferguson tani ka treguar se do të vazhdojë të përpiqet për sukses brenda dhe jashtë oktogonit, si dhe do ta rishikojë luftën kundër Chandler së shpejti.


“Morra një goditje të rëndë në kokë të shtunën e kaluar brenda oktogonit. Më la pa ndjenja për një kohë të gjatë. Ishte një ndjenjë e frikshme të mos mbash mend asgjë që nga fillimi i raundit të dytë e deri në hyrje të ambulancës. E falënderoj Zotin çdo ditë që ma dha mundësinë që të rikthehem në realitet”, tha Ferguson.

Ferguson u dërgua menjëherë në spital pas ndeshjes, por ishte liruar pasi që kishin përfunduar testet mjekësore, ku tani e ardhmja e tij mbetet e paqartë pas humbjes së katërt radhazi, dhe aktualisht renditet në vendin e 10 në renditjen e peshave deri në 70 kilogramë.

Momentin e nokautit të Chandler në Ferguson e gjeni më poshtë.

Lexo edhe

Video