UEFA thërret ligat kryesore në mbledhje për të moderuar përdorimin e VAR-it
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
UEFA thërret ligat kryesore në mbledhje për të moderuar përdorimin e VAR-it
New Project (10)
19/03/2026 - 18:32
Linku u kopjua

UEFA ka ftuar krerët e arbitrimit të ligave më të forta evropiane (Premier League, La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1) në një mbledhje urgjente këtë verë për të rishikuar përdorimin e teknologjisë VAR.

Shefi i arbitrave të UEFA-s, Roberto Rosetti, kërkon që sistemi t’i kthehet qëllimit fillestar: ndërhyrjes vetëm në raste të gabimeve të qarta dhe flagrante.

"Besoj se kemi harruar arsyen pse u prezantua VAR-i," u shpreh Rosetti, duke theksuar se loja nuk duhet të shkojë në drejtimin e "ndërhyrjeve mikroskopike" që po zbehin ritmin dhe po shtojnë polemikat në fushë.

Në këtë mbledhje synohet që të gjitha ligat të flasin "vetëm një gjuhë teknike", veçanërisht për rregullat që interpretohen ndryshe siç është prekja e topit me dorë. Shifrat tregojnë një mospërputhje të madhe në përdorimin e teknologjisë: ndërsa Premier League ka shkallën më të ulët të ndërhyrjeve me 0.275 për ndeshje, Ligue 1 kryeson me 0.47, ndërsa në Champions League kjo shifër është 0.45.

Rosetti insiston se për vendimet subjektive vlerësimi është i vështirë, prandaj duhet fokusuar vetëm te "evidenca e pastër", me shpresën se ky takim do të prodhojë një qasje universale dhe më pak polemizuese për sezonin e ardhshëm.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026