Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

UEFA publikon Formacionet e Vitit 2020

UEFA publikon Formacionet e Vitit 2020

Pas një muaji votimesh, ku gjatë kësaj kohe janë pranuar mbi 6 milionë vota, UEFA ka publikuar listat e “Formacioneve të Vitit 2020” në kategorinë e femrave dhe meshkujve.

Për të 20-in vit me radhë, të gjithë adhuruesit e futbollit nga anë e mbanë bota janë ftuar që të zgjedhin nga një listë prej 50 lojtarësh, të cilët bëjnë pjesë në federatën prej 55 anëtarëve të UEFA-s, ekipin e tyre që mendojnë se ka performuar më së miri gjatë vitit 2020, përcjell KosovaPress.

Fansat e futbollit kanë pasur mundësinë që këtë vit, përveç listës së futbollistëve të kategorisë së meshkujve, të zgjedhin për herë të parë në histori formacionin më të mirë të vitit 2020, për kategorinë e futbollisteve femra.

Më poshtë i gjeni të bashkangjitura të dy formacionet më të mira të zgjedhura nga fansat në kategoritë për femra dhe meshkuj për 2020.

Formacioni i Vitit 2020 në kategorinë e femrave

• Sarah Bouhaddi (Lyon dhe Kombëtarja e Francës)

• Lucy Bronze (Lyon/Manchester City FC dhe Kombëtarja e Anglisë)

• Kadeisha Buchanan (Lyon dhe Kombëtarja e Kanadasë)

• Wendie Renard (Lyon dhe Kombëtarja e Francës)

• Magdalena Eriksson (Chelsea dhe Kombëtarja e Suedisë)

• Kheira Hamraoui (Barcelona & Kombëtarja e Francës)

• Amandine Henry (Lyon dhe Kombëtarja e Francës)

• Delphine Cascarino (Lyon dhe Kombëtarja e Francës)

• Sara Bjork Gunnarsdottir (VfL Wolfsburg/Lyon dhe Kombëtarja e Islandës)


• Daniëlle van de Donk (Arsenal dhe Kombëtarja e Holandës)

• Pernille Harder (VfL Wolfsburg/Chelsea dhe Kombëtarja e Danimarkës)

Formacioni i Vitit 2020 në kategorinë e meshkujve

• Manuel Neuer (Bayern Munich dhe Kombëtarja e Gjermanisë)

• Joshua Kimmich (Bayern Munich dhe Kombëtarja e Gjermanisë)

• Sergio Ramos (Real Madrid dhe Kombëtarja e Spanjës)

• Virgil van Dijk (Liverpool dhe Kombëtarja e Holandës)

• Alphonso Davies (Bayern Munich dhe Kombëtarja e Kanadasë)

• Thiago Alcántara (Bayern Munich/Liverpool dhe Kombëtarja e Spanjës)

• Kevin De Bruyne (Manchester City FC dhe Kombëtarja e Belgjikës)

• Cristiano Ronaldo (Juventus dhe Kombëtarja e Portugalisë)

• Lionel Messi (Barcelona dhe Kombëtarja e Argjentinës)

• Neymar (Paris Saint-Germain dhe Kombëtarja e Brazilit)

• Robert Lewandowski (Bayern Munich dhe Kombëtarja e Polonisë)

Lexo edhe

Video

error: