UEFA përsëritë kundërshtimin e fuqishëm ndaj Superligës Evropiane

UEFA përsëritë kundërshtimin e fuqishëm ndaj Superligës Evropiane

Organi më i lartë i futbollit evropian UEFA ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e saj kundër krijimit të aktiviteteve të ndara siç ishte ai i Superligës Evropiane.

Drejtuesit e UEFA-së së fundit kanë pranuar një kërkesë për takim nga A22 Sports, një sipërmarrje private tregtare, sot në Nyon duke u ofruar atyre një shans për t’iu drejtuar të gjitha autoriteteve përfaqësuese të mirëfillta të futbollit evropian. Menaxhmenti i lartë i UEFA-s, i udhëhequr nga presidenti Aleksander Čeferin, dhe përfaqësues të lartë nga ligat kombëtare, klubet, lojtarët dhe tifozët, theksuan së bashku se kundërshtimi ndaj superligës së vetëshpallur mbetet i palëkundur sot siç ka qenë që nga prilli 2021.


“UEFA dhe palët e interesuara të futbollit mbeten të përkushtuar ndaj themeleve të futbollit evropian, të cilat bazohen në çiltërsi, solidaritet dhe meritokraci dhe u shërbejnë objektivave më të gjera të parimeve sportive dhe interesave shoqërore, në vend të privilegjit dhe të drejtës së vetes.”, thuhet në dekalarëtn e lëshuar nga UEFA pas këtij takimi, përcjellë KosovaPress.

Kësaj qasjeje i është dhënë mbështetje unanime nga Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe mbështetje e gjerë nga qeveritë kombëtare, institucionet publike dhe palët e interesuara në të gjithë kontinentin.

Lexo edhe

Video