Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

UEFA fillon hetimet për fyerje raciste drejt Zlatan Ibrahimovic në Beograd

UEFA fillon hetimet për fyerje raciste drejt Zlatan Ibrahimovic në Beograd

UEFA ka caktuar një hetues disiplinor të martën për të parë pretendimet se Zlatan Ibrahimoviç ishte abuzuar në mënyrë raciste kur AC Milan luajti në Red Star Beograd javën e kaluar.

Ibrahimović ishte ulur në tribuna si një zëvendësues gjatë ndeshjes së Europa League në Serbi dhe pamjet shfaqin detaje dhe fyerje në drejtim të tij.

Abuzimi i pretenduar thuhet se kishte për synim prejardhjen ballkanike të familjes së Ibrahimoviç. Ai lindi në Suedi nga prindër nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Kroacia, përcjell KosovaPress.


Megjithëse nuk iu shitë asnjë biletë tifozëve për këtë ndeshje, zyrtarët dhe mysafirët e klubit të Yllit të Kuq ishin në tribunën kryesore.

Rregullat disiplinore të UEFA i bëjnë klubet vendase përgjegjëse për incidentet brenda stadiumit të tyre.

UEFA nuk dha asnjë afat kohor që hetuesi i saj të raportojë në komitetin disiplinor.

Milani pret ndeshjen e dytë të enjten pasi barazoi në Beograd 2-2.

Lexo edhe

Video

error: