UEFA Conference League; Vllaznia, Laçi, Teuta dhe Partizani mësojnë kundërshtarët e tyre

UEFA Conference League; Vllaznia, Laçi, Teuta dhe Partizani mësojnë kundërshtarët e tyre

Përveç dy skuadrave nga Superliga e Kosovës, në UEFA Conference League do të ketë edhe skuadra nga Superliga e Shqipërisë, ku katër sosh do të garojnë në raundin e dytë të kësaj gare evropiane.

Kampioni i sezonit 2020/21 Teuta, së bashku me Vllazninë, Laçin dhe Partizanin kanë mësuar kundërshtarët e tyre për në raundin e dytë, përcjell KosovaPress.

Teuta do të përballet me skuadrën nga Andorra Inter Escaldes, ku ndeshjen e parë skuadra shqiptare do ta zhvillojë si vendase.

Nën-kampioni i Superligës së Shqipërisë Vllaznia do të zhvillojë ndeshje kundër skuadrës nga Qipro AEL Limassol.

Ndeshjet e katër skuadrave nga Superliga e Shqipërisë për në raundin e dytë të UEFA Conference League i gjeni më poshtë.

Ndeshjet e para

22 korrik, 16:30 AEL Limassol – Vllaznia (Stadiumi Tsirion-Limassol)


22 korrik, 18:00 Laçi – Universitatea Craiova (Stadiumi Elbasan Arena)

22 korrik, 19:00 Teuta – Inter Escaldes (Stadiumi Niko Dovana-Durrës)

22 korrik, 20:15 Basel – Partizani (Stadiumi St. Jakob-Park-Basel)

Ndeshjet e kthimit

27 korrik, 17:45 Inter Escaldes – Teuta (Stadiumi Nacional-Andorra la Vella)

29 korrik, 18:00 Vllaznia – AEL Limassol (Stadiumi Loro Boriçi-Shkodër)

29 korrik, 20:00 Partizani – Basel (Stadiumi Elbasan Arena-Elbasan)

29 korrik, 21:30 Universitatea Craiova – Laçi (Stadiumi Ion Oblemenco-Craiova)

Lexo edhe

Video

error: