Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Udhëheqësit e komunave të Kosovës: Duhen me shumë grante dhe subvencione për të rinjtë

Udhëheqësit e komunave të Kosovës: Duhen me shumë grante dhe subvencione për të rinjtë

Kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismajli thotë se asnjëherë arsimi nuk ka qenë prioritet i shtetit të Kosovës dhe kjo dëshmohet në bazë të ndarjeve buxhetore që janë bërë deri më tani në këtë sektor.

Ai gjatë mbajtjes së edicionit të katërt të “Leap in Prishtina” tha se rritja e shpejtë e këtij projekti, tregon se pavarësisht pandemisë të rinjve i duhen aktivitetet.

“Shpesh herë dëgjojmë, sidomos nga prijësit e institucioneve, se ‘e ardhmja u takon rinisë’. Unë do ta ndërroja ketë thënie, ‘e sotmja është e rinisë’. Asnjëherë mos e pranoni këtë thënie. Secili mision që e marrin rinia paralele me të janë edhe sfidat. Unë i quaj si miqtë më të mirë të suksesit. Asnjëherë njerëzit nuk munden të jenë të suksesshëm nëse nuk janë të gatshëm të ballafaqohen me sfidat”, ka thënë ai.

Të qenurit pa punë Ismajli tha se e bën të vështirë shpërfaqjen e kreativitet të të rinjve.

Sipas tij, arsimi nuk është prioritet, meqë ndarjet buxhetore asnjëherë nuk janë të duhurat.


“Shkollat profesionale nuk i përputhen nevojave të bizneseve, po prodhojmë kuadro të cilat janë në shpërputhje çfarë i duhen tregut. Nuk mund të jemi konkurrues me Evropën, ku gjashtë vite një studenti të mjekësisë ja marrim kohën. Duhen më shumë grante dhe subvencione”, ka shtuar Ismajli.

Ndërsa, kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati tha se në kabinetin e tij ka shumë të rinj. Sipas tij, të rinjtë sot kanë mundësinë që të bëjnë ndryshimet që kërkojnë në shoqëri.

“Sot më shumë se në çdo moment të Kosovës, rinia është e privilegjuar të bëjë transformime. Andaj sot më shumë se çdo herë tjetër fokusi ynë duhet të jetë te tjetri. Rrjedhimisht sot rinia nuk duhet të presë dhe të kërkoje hapësirë te tjetër, por janë rrethanat qe kanë ndodhë që rinia ka potencialin me te madh qe të bëjë zhvillime”, ka theksuar Kastrati.

Konferenca “Leap in Prishtina” ka në fokus inovacionin, IT dhe teknologjitë moderne, sipërmarrjen, zhvillimin e karrierës dhe tregimet motivuese që stimulojnë lidershipin dhe suksesin.

LEAPin Prishtina sjell energjinë dhe vizionin e Samitit LEAP, me origjinë nga qyteti i Zagrebit të Kroacisë, për komunitetet lokale në të gjithë bota. Samiti LEAP është konferencë dyditore, e cila mbledh më shumë se 4.000 të rinj nga më shumë se 30 vende të botës, që janë udhëheqës në komunitetet e tyre përkatëse.

Lexo edhe

Video

error: