UBT shpallet finalist i çmimit prestigjioz “Young Entrepreneurial University of the Year”
Artikull i Sponsorizuar
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

 Për konceptet dhe strategjinë unike që ka zhvilluar, rezultatet dhe ndikimin në shoqëri, si dhe për rolin udhëheqës dhe lidershipin në shkencë, teknologji dhe inovacion, UBT është shpallur finalist i sivjetmë i çmimit prestigjioz “Entrepreneurial University of the Year”, që jepet nga Triple E Awards për institucionet që kanë projektuar dhe zbatuar qasje të jashtëzakonshme drejt integrimit të ndërmarrësisë në universitet.

UBT deri tani ka fituar gati të gjitha çmimet prestigjioze në botë për cilësi, inovacion, edukim, impakt, teknologji dhe ndërmarrësi, derisa kjo qasje moderne e vlerësuar po jep shumë rezultate e sidomos në punësimin e kuadrove profesionale.

Studentët dhe të diplomuarit në UBT janë më të kërkuarit në tregun vendor dhe global, nga kompanitë më prestigjioze, ndërsa vet UBT është bërë sinonim i ekosistemit inovativ në botë dhe për këtë institucionet, universitetet e kompanitë prestigjioze kanë lidhur partneritet për diploma, programe dhe zhvillim të produkteve të përbashkëta.

Edhe në vitin e kaluar, UBT është ranguar në listën e universiteteve më të mira në botë për ndërmarrësi, menaxhim të krizave, vlera të etikës, aplikimin industrial, si dhe kategorinë e mobilitetit, nga “WURI – World’s Universities with Real Impact”, duke dëshmuar cilësinë, seriozitetin, si dhe lidershipin akademik e institucional.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024