UBT nënshkruan memorandum mirëkuptimi me “University of Seoul” nga Koreja e Jugut
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

UBT ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me “University of Seoul” nga Koreja e Jugut.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi synon promovimin e lidhjeve të mëtejshme akademike ndërmjet dy institucioneve, përmes shkëmbimit të stafit shkencor, shkëmbim të studentëve, aktiviteteve të përbashkëta kërkimore, shkëmbim të materialeve akademike, publikime dhe aktivitete të tjera.

Me këtë marrëveshje, UBT do të bashkëpunojë me universitetin nga Seoul përmes tre departamenteve, Instituti të Studimeve Metropolitan, Qendrës për Gjeoinformatikë, si dhe Qendrës për Hulumtim të Integruar Urban.

Këto departamente do të punojnë së bashku në zhvillimin e programeve të përbashkëta studimore dhe kërkimore, si dhe në organizimin e konferencave dhe seminareve të përbashkëta.

Ky memorandum mirëkuptimi është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një bashkëpunimi afatgjatë midis UBT dhe “University of Seoul”, duke krijuar mundësi të reja për studentët, stafin akademik dhe përfituesit e tjerë të dy institucioneve./KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024