Duke filluar nga janari 2025, studentët e Universitetit të Biznesit dhe Teknologjisë (UBT), përveç mësimeve në gjuhët e huaja si gjermane e angleze, do të kenë mundësinë të studiojnë edhe gjuhën italiane.
Me hapjen e qendrës, studentët e UBT-së do të mund të marrin provimet e certifikimit të gjuhës italiane (CELI), në kampusin e UBT-së.
“Ky nuk është vetëm një moment historik për UBT-në, por edhe një burim i rëndësishëm për të gjithë ju që dëshironi të zgjeroni aftësitë tuaja gjuhësore dhe kulturore. Tema e këtij viti thekson librat si ura që lidhin brezat, kulturat, idetë, duke theksuar rëndësinë e tyre në ruajtjen dhe transmetimin e vlerave tona gjuhësore. Italishtja është një gjuhë që ka të gjitha epokat e historisë, artit, kulturës, duke e bërë atë jo vetëm një mjet komunikimi, por edhe një urë për një trashëgimi unike. Mësimi i italishtes ju lejon të zhyteni në shekuj të historisë dhe traditave që formojnë botën moderne”, ka thënë De Riu.
Rektori i UBT-së Edmond Hajrizi tha se disa nga arsyet për miratimin e italishtes si njëra ndër gjuhët zyrtare në arsimimin e UBT-së, janë kultura, përvoja dhe dija.Java e gjuhës italiane organizohet nga rrjeti diplomatik italian çdo vit qe nga viti 2000-2001, për të promovuar gjuhën italiane si një pikë e shprehjes kulturore dhe identitetit.