U tërhoq shorti për 1/8 e finales së Kupës, këto janë çiftet

U tërhoq shorti për 1/8 e finales së Kupës, këto janë çiftet

Sot, në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) është mbajtur ceremonia e hedhjes së shortit të Kupës së Kosovës, ku tanimë kemi mësuar çiftet e fazës së 1/8-ve.

Kjo garë është bërë më e rëndësishme për të gjitha skuadrat të cilat kanë mbetur, pasi që fituesi siguron biletën drejt garave evropiane, përcjell KosovaPress.

Nga shorti i hedhur, dy përballjet më interesante do të jenë me skuadra nga Superliga e Kosovës, ku Prishtina pret në shtëpi Drenicën, kurse Malisheva zhvillon si mysafire kundër Ballkanit.

Ndërkaq, kampioni aktual i kësaj gare Llapi do të përballet si mysafirë kundër skuadrës së Ferizajit, kurse finalisti i edicionit të kaluar Dukagjini do të zhvillojë ndeshje në udhëtim kundër Gjilanit.

Ndeshjet e Kupës së Kosovës zhvillohen në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa fituesi i ndeshjes siguron biletën tutje pasi që në këtë fazë të kësaj gare nuk ka ndeshje të kthimit.

Çiftet komplete të 1/8 së finales:

Gjilani – Dukagjini


Ulpiana – Arbëria

Ferizaj – Llapi

Prishtina – Drenica

Ballkani – Malisheva

Onix – KEK-u

Fushë Kosova – Drita

2 Korriku – Ramiz Sadiku

Lexo edhe

Video