U raportua e zhdukur një vajzë në Skenderaj, arrestohen dy persona që dyshohet se e detyruan të merret me prostitucion

U raportua e zhdukur një vajzë në Skenderaj, arrestohen dy persona që dyshohet se e detyruan të merret me prostitucion

Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë nga Skenderaj ishte raportuar e zhdukur.

Lidhur me këtë rast, policia ka njoftuar se ka arrestuar dy persona nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale “Person i zhdukur dhe mundësim ose detyrim në prostitucion” ndaj viktimës femër kosovare, e cila ishte lajmëruar si person i zhdukur ndërsa e njëjta është gjetur dhe dërguar në QMF në Mitrovicë.


Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje. Rasti është  në procedurë hetimore dhe është inicuar si person i zhdukur, mundësim ose detyrim në prostuticion.

“Skenderaj 08.10.2022-09:00. Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovar nën dyshimin se të njëjtit  në bashkëveprim kanë kryer veprën penale ndaj viktimës femër kosovare e cila ishte lajmëruar si person i zhdukur ndërsa e njëjta është gjetur dhe dërguar në QMF Mitrovicë Jugu. Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit,  janë dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo edhe

Video