U mbajt takimi vjetor në mes Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe asaj të Gjermanisë në fushën e mbrojtjes

U mbajt takimi vjetor në mes Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe asaj të Gjermanisë në fushën e mbrojtjes

Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së morën pjesë në takimin vjetor bilateral me delegacionin e Forcave të Armatosura të Gjermanisë, të mbajtur në Berlin më 19 dhe 20 tetor. 

Qëllimi i takimit ishte bashkëpunimi dypalësh ndërmjet dy shteteve në fushën e mbrojtjes dhe planifikimi i aktiviteteve të përbashkëta ndërmjet dy shteteve për vitin 2022, si dhe orientimet kryesore për periudhën e ardhshme.


Zëvendësdrejtori i Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Ministrinë e Mbrojtjes së Gjermanisë, kolonel Markus Harder, ofroi gatishmërinë e plotë për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit për shkollim, trajnim, shkëmbim të përvojave si dhe ekspertizë profesionale në shumë lëmi ushtarake.

Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, u kryesua nga drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike në Ministrinë e Mbrojtjes,  kolonel Sylejman Cakaj, i shoqëruar nga shefi i Planifikimit në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, kolonel Agron Bajrami, atasheu i mbrojtjes së Kosovës në Gjermani, nënkolonel Besim Gashi dhe shefja e Bashkëpunimit Bilateral në Ministrinë e Mbrojtjes, nënkolonel Remzie Zeqiraj, thuhet në komunikatë.

Lexo edhe

Video

error: