U largua nga Juventusi drejt United, ky i fundit nuk ishte zgjidhja e parë e Ronaldos

U largua nga Juventusi drejt United, ky i fundit nuk ishte zgjidhja e parë e Ronaldos

Sipas Guillem Balague, ylli portugez Cristiano Ronaldo nuk e kishte zgjidhje të parë Manchester Unitedin kur u largua nga Juventusi, por rivalët e tyre Manchester Cityn.

Sipas Balague, vendimi i United për të rikthyer Ronaldon ishte vendim i dështuar nga bordi, pasi që “Djajve të Kuq” nuk iu nevojitej ky transferim, përcjell KosovaPress.


Manchester City mund të kishte qenë opsion ideal për Ronaldon, për shkak të sukseseve të vazhdueshme të kampionit anglez, por ishte United skuadra të cilës Ronaldo iu bashkua.

Ndërkaq, ëndrra e Ronaldos për të arritur legjendën e Real Madridit Paco Gento me gjashtë trofe evropianë tani është shtyrë edhe për një vit, pasi që mbrëmë United u eliminua nga Atletico Madridi në Ligën e Kampionëve, ku kampioni spanjoll shënoi fitore me rezultat minimal 1:0 në “Old Trafford”.

Lexo edhe

Video