U kapen me mbi 17 kg marihuanë, kërkohet paraburgim ndaj dy personave

U kapen me mbi 17 kg marihuanë, kërkohet paraburgim ndaj dy personave

Prokurorët nga Departamenti i Krimeve të Rënda dhe Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion kanë paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personave me inicialet L.T., dhe D.S., në drejtim të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.


Sipas prokurorisë, sipas autorizimeve të prokurorit nga Departamenti i Krimeve të Rënda, Policia e Kosovës gjatë kontrollit të një veture kanë gjetur rreth 12 kg, substancë narkotike e llojit marihuanë.

“Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e kontrollit të lokacioneve të banimit të të dyshuarve, në Prishtinë dhe Prizren, me ç’ rast në banesën e të dyshuarit D.S., është gjetur një sasi prej 5.746.3 kg substancë narkotike, po ashtu, në këtë çështje penale janë sekuestruar një (1) veturë, dy (2) peshore, tre (3) telefona, 470 € dhe 200 lekë të Shqipërisë.  Të dyshuarit L.T., dhe D.S, me aktvendim të prokurorit ndodhen nën masën e ndalimit pre 48 orësh”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe

Video

error: