U hakmor shkaku i komenteve për Tupac, ngrihet padi ndaj Sean Diddy Combs
Magazina
Lexohet për: 3 min.
U hakmor shkaku i deklarimeve për Tupac, ngrihet padi ndaj Sean Diddy Combs
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Një padi e re është ngritur nga një grua që pretendon se magnati i muzikës e ka përdhunuar dhe abuzuar për ta bërë atë "të paguajë" komentet që ajo bëri për vrasjen e këngëtarit Tupac Shakur.

Dokumenti i gjykatës, i depozituar në Kaliforni, është çështja më e fundit civile që është ngritur kundër Sean Diddy Combs, i cili aktualisht ndodhet në Nju Jork ndërsa pret një gjykim nën akuzat për trafikim seksual dhe shantazh.

Në padi, gruaja pretendon se magnati i muzikës së zhanrit hip-hop e përdhunoi duke përdorur një telekomandë dhe se bashkëpunëtorët ishin dëshmitarë dhe gjithashtu morën pjesë në abuzim seksual.

Ajo gjithashtu pretendon se ai e kërcënoi se do t'i jepte "një buzëqeshje në Glasgou" dhe e kërcënoi se mund ta dëmtonte atë dhe familjen e saj nëse ajo fliste.

Ajo po padit Combs, së bashku me katër burra të tjerë dhe dy gra, mbi akuzat për sulme seksuale, dhunim, përdhunim, abuzim seksual, rrëmbim.

Combs, i njohur si P Diddy, ende nuk i është përgjigjur kësaj padie, por ka mohuar të gjitha pretendimet për sulm seksual të bëra kundër tij. Ai gjithashtu ka mohuar më parë çdo përfshirje në vrasjen e Shakur Tupac në Las Vegas në vitin 1996.

Gruaja pretendon se takoi për herë të parë një nga miqtë e Combs në një bar në shkurt 2018. Në padi, ajo thotë se burri bëri një video-telefonatë me Combs dhe ia tregoi, por ajo i tha atij se "nuk i bëri përshtypje" për siç besonte " kishte lidhje me vrasjen e Tupac Shakur”.

Ajo dëgjoi Combs duke thënë se ajo do të "paguante" për deklaratën e saj, thonë dokumentet e gjykatës.

Gruaja thotë se ishte në shtëpinë e shoqes në Orinda, Kaliforni, në muajin mars 2028, kur këngëtari mbërriti pa paralajmërim. Ai i tha sërish se do të “paguante”, thuhet në padi dhe iu afrua me thikë. Ai e mbajti atë në anën e djathtë të fytyrës së saj "dhe e kërcënoi se do t'i jepte një 'buzëqeshje Glasgou' në shenjë hakmarrjeje për deklaratat e saj në video-telefonatë", thuhet në dokument.

Gruaja pretendon se i ishin hequr rrobat dhe se Combs e mbuloi me një substancë që ajo e kuptoi se ishte një lubrifikant, përpara se të merrte një telekomandë dhe ta përdhunonte.

Combs, 54-vjeç, dikur ishte një nga producentët më me ndikim në hip-hop, dhe gjithashtu i njohur si këngëtar i hiteve Bad Boy For Life dhe I'll Be Missing You.

Pasi u arrestua në shtator, ai u deklarua i pafajshëm për akuza për përdorimin e perandorisë së tij të biznesit, duke përfshirë kompaninë e diskografisë Bad Boy Entertainment, se kishte transportuar punonjëse seksi meshkuj dhe femra, për të marrë pjesë në shfaqjet "Freak-Offs".

Procesi gjyqësor ndaj Combs është caktuar për muajin maj 2025. Vrasja e Tupac ndërkaq mbeti e pazgjidhur për më shumë se dy dekada, por çështja u ri-hetua vitet e fundit. Në shtator 2023, ish-anëtari i grupit Duane "Keffe D" Davis u akuzua për vrasje. Procesi gjyqësor ndaj tij do të zhvillohet në mars 2025.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024