U.D. Kryeprokurori i Shtetit pas takimit me Barbano: EULEX një nga partnerët më të rëndësishëm
Lajme
Lexohet për: 1 min.
U.D. Kryeprokurori i Shtetit pas takimit me Barbano: EULEX një nga partnerët më të rëndësishëm
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, me bashkëpunëtorë.

Kelmendi dhe Barbano, gjatë takimit diskutuan lidhur me çështjet e interesit të përbashkët, përfshirë këtu rëndësinë e avancimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në proceset institucionale, nevojën për ruajtjen e pavarësisë së pushtetit gjyqësor ku bënë pjesë edhe sistemi prokurorial, si dhe ngritja e koordinimit në çështjet që kanë të bëjnë me forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

“Duke e vlerësuar lartë angazhimin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë në monitorimin e punës së sistemit prokurorial, U.D. Kryeprokurori Kelmendi ka potencuar se EULEX mbetët një nga partnerët me të rëndësishëm të institucionit të Prokurorit të Shtetit”, thuhet në komunikatë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024