U.D. Kryeprokurori i Shtetit mbanë kolegjium me kryeprokurorët e prokurorive
Lexohet për: 1 min.
Foto 1
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, ka mbajtur kolegjiumin me kryeprokurorët dhe përfaqësuesit e prokurorive të vendit, në të cilin kanë marrë pjesë edhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe përfaqësuesit e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Në këtë takim, kryeprokurorët dhe përfaqësuesit e prokurorive e informuan U.D. Kryeprokurorin Kelmendi për punën që kanë kryer të gjitha prokuroritë gjatë këtij viti, për gjendjen aktuale me lëndë në secilën prokurori, duke u fokusuar në të arriturat, rezultatet, sfidat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen.

Temë e diskutimeve të përbashkëta ishte edhe nevoja e rritjes së numrit të iniciativave të prokurorëve lidhur me kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë.

Në fund të këtij takimi Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, falënderoi kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, z. Kujtim Munishi për angazhimin e tij dhe kontributin e dhënë gjatë ushtrimit të mandatit të tij katër (4) vjeçar si Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025