Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Twitter bllokon llogarinë e ambasadës kineze në SHBA

Twitter bllokon llogarinë e ambasadës kineze në SHBA

Rrjeti social Twitter bllokoi llogarinë e ambasadës kineze në SHBA, pas një postimi që mbronte politikat e Pekinit në Xinjiang, për të cilin platforma e medias sociale tha se shkelte politikat e saj.

Ditët e fundit, llogaria e përfaqësimit diplomatik (@ChineseEmbinUS) kishte botuar një postim ku thuhej se ujgurët etnikë nuk ishin më “makina për fëmijë”, duke cituar një studim nga gazeta shtetërore ”China Daily”.

Tuiti u hoq nga kompania kaliforniane dhe u zëvendësua nga një etiketë që lidhej me mosdisponueshmërinë e saj.


Kina thotë se është “e shqetësuar” për këtë bllok. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Hua Chunying tha se autoritetet kineze ishin “të hutuara nga lëvizja”.

”Shpresojmë që Twitter nuk miraton standarde të dyfishta për rastin dhe se mund të dallojë dezinformimin nga e vërteta”, tha ai.

Pezullimi i llogarisë u vendos edhe kundër ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili kishte 88 milionë ndjekës duke përmendur rrezikun e dhunës pasi mbështetësit e tij sulmuan Capitol Hill. /Atsh

Lexo edhe

Video

error: