Tusk: Sulmi kibernetik ndaj PAP, provë e strategjisë ruse
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Polonisë Donald Tusk deklaroi sot se një tjetër sulm kibernetik shërben si shembull i qartë i strategjisë ruse për destabilizim përpara zgjedhjeve të ardhshme evropiane.

Rreth orës 14 të së premtes, në shërbimin e lajmeve polake PAP u publikuan dy artikuj që informonin për një mobilizim të pjesshëm në Poloni, duke filluar nga 1 korriku 2024.

Agjencia PAP njoftoi menjëherë se nuk kishte qenë burimi i raportimeve dhe se raportet u anuluan menjëherë.

“Një sulm tjetër, shumë i rrezikshëm i hakerëve ilustron strategjinë ruse të destabilizimit në prag të zgjedhjeve evropiane. Shërbimet polake janë përgatitur dhe funksionojnë nën mbikëqyrjen e ministrave të punëve të brendshme dhe digjitale”, shkroi Tusk në X.

Kryeministri polak tha gjithashtu se kjo tregon sa të rëndësishme janë zgjedhjet evropiane, të cilat do të mbahen nga data 6 deri më 9 qershor. Polakët do të votojnë më 9 qershor për të zgjedhur 53 eurodeputetë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024