Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Turqia-Holanda, formacionet e mundshme

Turqia-Holanda, formacionet e mundshme

Holanda do ta filloj kampanjën për kualifikim në Kupën e Botës “Katar 2022” me ndeshje kundër Kombëtares së Turqisë, ndeshje kjo në kuadër të Grupit G.

Djelmoshat e Frank de Boer janë favoritë që të përfundojnë Grupin në vendin e parë, ndërsa Turqia parashikohet të zë vendin e dytë, dhe të dy kombëtaret janë favorite që të kualifikohen për në “Katar 2022”, përcjell KosovaPress.

Në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, Kombëtarja e Turqisë ka një fitore, katër barazime dhe një humbje, kurse Holanda në gjashtë xhirot e fundit ka dy fitore, tre barazime dhe një humbje.

Holanda pritet që t’i ketë të gatshëm të gjithë lojtarët e grumbulluar, ku vetëm mbrojtësi Virgil Van Dijk nuk do të paraqitet për shkak të lëndimit që është duke e mbajtur larg fushave që një kohë të gjatë.


Në anën tjetër, Turqia do të jetë pa shërbimet e mesfushorit ofansiv të Leicester Cityt Cengiz Under, ku në pozitën e tij pritet të startoj Yusuf Yazici.

Formacionet e mundshme të dy kombëtareve i gjeni më poshtë.

Turqia (4-5-1): Gunok; Celik, Soyuncu, Demiral, Erkin; Yazici, Turfan, Yokuslu, Calhanoglu, Karaman; Tosun

Holanda (4-2-3-1): Cillessen; Dumfries, De Ligt, Blind, Wijndal; De Jong, Klaassen; Berghuis, Wijnaldum, Depay; De Jong

18:00 Turqia – Holanda (Stadiumi Ataturk Olimpiyat)

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: