Turqia heq bllokadën për hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Turqia heq bllokadën për hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Turqia, Suedia dhe Finlanda kanë nënshkruar një memorandum për procesin e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO, raporton Anatolia.

Memorandumi u nënshkrua nga ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu dhe kolegët e tij nga Finlanda dhe Suedia, Peka Havisto dhe Ana Linde.


Nënshkrimi u ndoq nga presidenti turk Recep Tayip Erdogan, presidenti finlandez Sauli Ninisto dhe kryeministrja suedeze Magalena Anderson.

Memorandumi u nënshkrua në qendrën IFEMA në Madrid, ku u mbajtën takime në kuadër të samitit të NATO-s.

Detajet e memorandumit nuk u publikuan menjëherë.

Lexo edhe

Video