Turqia do të vazhdojë mbështetjen për sektorin e kulturës në Kosovë

Turqia do të vazhdojë mbështetjen për sektorin e kulturës në Kosovë

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur sot në takim një delegacion të Ambasadës së Turqisë në Kosovë, kryesuar nga ambasadori  Çagrı Sakar, me të cilët bisedoi për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ministrja Dumoshi ka vlerësuar kontributin e Turqisë për Kosovën, me theks në fushat që mbulon MKRS-ja, sidomos në fushën e trashëgimisë kulturore.


Ajo shprehu gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit edhe mes MKRS-së dhe Ambasadës turke për realizimin e projekteve të përbashkëta konkrete.

Ndërsa, ambasadori Sakar premtoi se bashkëpunimi dhe përkrahja ndaj MKRS-së do të vazhdojë përmes projekteve të ndryshme.

Lexo edhe

error: