Turqia destinacioni kryesor i pushuesve nga Kosova, “Fibula” me oferta të shumta

Pushuesit kosovarë vazhdojnë t’i qëndrojnë besnik rivierës turke. Ndër vendet më të frekuentuara mbetet Antalia, porse kërkesa të mëdha ka edhe për Bodrumin.

Është Agjencia turistike “Fibula”, që këtë vit ka ekskluzivitet Bodrumin, që ndryshe njihet edhe si perla e bregdetit turk.

Menaxherja e “Fibula”-s, Fidane Ymeri tregon për KosovaPress se kanë përgatitur një mori zgjedhjesh për pushuesit kosovarë në Turqi, por edhe për në vendet tjera të rajonit.

Ajo në një intervistë për KosovaPress flet edhe për periudhën pandemike që mbretëroi që nga marsi i vitit të kaluar, për çka thotë se përkundër mbylljes dhe ballafaqimit me pandeminë, kërkesat nuk janë ndalur.

“Në periudhën e pandemisë, vitin e kaluar, kemi pasur kërkesë. Jemi mundu me iu gjet kërkesave të klientëve, ku i kemi ofruar këto hotelet në regjion, kemi ofruar edhe Antalian, ku kemi pasur fluturime të rregullta. Këtë vit prapë vazhdojmë me Antalian, e kemi ekskluzivitet Bodrumin. Gjithashtu, ofrojmë akomodime edhe në hotelet në regjion, varësisht nga kërkesat e klientëve. Kemi oferta shumë speciale, ofrojmë akomodim nëpër hotele në Durrës, në Vlorë, Dhërmi, do të thotë në çdo vend këtu afër të regjion ofrojmë akomodim me çmime shumë speciale, duke filluar nga 25 euro deri në 55 apo 65 euro, varësisht nga koncepti që e zgjedhin klientët”, thotë ajo.


Ajo tregon edhe për preferencat e klientëve.

“Pika dhe destinacioni më i kërkuar tash e disa vite është Antalia, ku ofrojmë pako shumë speciale, duke filluar nga 299 euro… Ekskluzivitet e kemi Bodrumin. Kërkesa për akomodim në hotele në Bodrum është jashtëzakonisht e madhe”, thekson ajo.

Cilësia e shërbimeve dhe korrektësia ndaj klientëve ka bërë që “Fibula” të ketë vazhdimisht kërkesa nga qytetarët. Lidhur me këtë, menaxherja Fidnane Ymeri thotë se çdoherë janë në dispozicion të klientëve për t’iu ofruar gjithë informacionin e kërkuar.

“Kemi kërkesa jashtëzakonisht të mëdha, secili prej agjentëve tanë mundohet me qenë në dispozicion të kërkesave që i marrim vazhdimisht në viber, në rrjete sociale për të kthyer përgjigje”, tregon ajo për KosovaPress.

Mes tjerash, Ymeri tregon edhe për kushtet që duhet të përmbushin turistët nga Kosova për të kaluar pushimet në vendin që ata zgjedhin, teksa tregon se janë kujdesur që t’iu krijojnë lehtësira klientëve të Fibula-s për kryerjen e testit antigjen, i kërkuar nga Turqia.

“Tash është një ndryshim. Deri më tash Turqia ka kërkuar testin PCR, ndërsa tani ka hy në fuqi vetëm me testin antigjen, që është shumë më e lehtë. Kërkesat janë të mëdha, nuk kemi ndonjë mangësi apo diçka që është duke u vërejtur, ndonjë ulje e kërkesave… Ne, klientëve iu ofrojmë disa mundësi, kemi bashkëpunim me disa laboratorë, kështu që iu lëmë terminin, është mundësia me shku edhe në shtëpi me i testu, kështu që për me iu ikë flukseve, kështu që nuk ka ndonjë komplikim”, thotë ajo.

Lexo edhe

Video