Turqia barazon kundër Norvegjisë

Turqia barazon kundër Norvegjisë

Ka përfunduar derbi mes Kombëtares së Turqisë dhe asaj të Norvegjisë, ku pas 90’ minutave lojë nuk ka fitues në stadiumin “Ulker”.

Fillimisht, ishte Turqia ajo e cila kaloi në epërsi e para përmes golit të shënuar nga sulmuesi Kerem Akturkoglu, i cili shënon në minutën e 6’ për 1:0, përcjell KosovaPress.


Golin e barazimit dhe të fundit në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi 22 vjeçar Kristian Thorstvedt në minutën e 41’ të ndeshjes.

Me pikët e reja, Turqia zë vendin e tretë në tabelë me 12 pikë, dy më pak se kundërshtari i sotëm Norvegjia që pozicionohet në vendin e dytë në Grupin G.

Rezultati final i ndeshjes mes Turqisë dhe Norvegjisë është i barabartë 1:1.

Lexo edhe

Video

error: