Turqia 0:3 Portugalia, ky është lojtari i ndeshjes
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante e Grupit F të Kampionatit Evropian Euro 2024 mes Turqisë dhe Portugalisë, ku kjo e fundit ka siguruar plasmanin në 1/8-ën e finales së këtij turneu me një fitore bindëse 3:0.

Një autogol nga Samet Akaydin (minuta e 28’) dhe golat nga Bernardo Silva (minuta e 21’) dhe Bruno Fernandes (minuta e 56’), i siguruan sot fitoren Portugalisë, raporton KosovaPress.

Lojtari i ndeshjes në fund u zgjodh Bernardo Silva. Ylli i Cityt shënoi një gol, kishte 91% saktësi të pasimeve, shpejtësinë më të madhe e regjistroi 29.6 km/h ndërsa distancën e mbuluar në fushë gjatë tërë ndeshjes e kishte 11.6 kilometra.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024