Për Luciano Spallettin, Kampionati Evropian Euro 2024 ishte turneu i parë me Kombëtaren e Italisë.
Këtë gjë trajneri italian nuk arriti ta shënojë me sukses, pasi Italia nuk do ta arrijë ta mbrojë titullin e kampionit të kësaj gare pas eliminimit të sotëm nga Zvicra, raporton KosovaPress.Më tej, Spalletti zbuloi edhe dobësinë e Italisë në humbjen e sotme.
“Mungesa e ritmit është gjithashtu një nga karakteristikat. Ne nuk kemi shumë lojtarë që kanë atë cilësi për të qenë në gjendje të vrapojnë fort. Tani të gjithë bëjnë atë presion të lartë dhe lëvizje agresive për të rifituar topin menjëherë. Nëse nuk e ‘pastroni’ topin brenda dy ose tre pasimeve, do të keni vështirësi, pasi të gjithë grumbullohen rreth jush. Tani në të ardhmen ne duhet të shikojmë përreth dhe të gjejmë disa lojtarë me karakteristika të ndryshme që mund ta bëjnë këtë”, tha Spalletti.
“Përgjegjësia i takon gjithmonë trajnerit, pasi unë i marr vendimet. Gravina është sjellë gjithmonë shumë mirë me mua, profesionalisht, do të flasim dhe do të shohim se çfarë do t'i themi njëri-tjetrit. Të gjithë trajnerët janë përgjegjës për rezultatet që marrim në fushë”, tha Spalletti.
Spalletti mori drejtimin e Italisë nga Roberto Mancini në shtator të vitit 2023, vetëm disa ditë përpara dy ndeshjeve vendimtare kualifikuese të EURO 2024, dhe kjo ishte hera e parë që ai kishte më shumë se disa ditë për të punuar me skuadrën.