Turizmi pas pandemisë, shtohen hyrjet e të huajve në Shqipëri

Turizmi pas pandemisë, shtohen hyrjet e të huajve në Shqipëri

 Turizmi rezultoi një nga sektorët më të goditur gjatë pandemisë, por me mbarimin e saj, duket se ky sektor po e merr veten shpejt në Shqipëri.

Referuar shifrave te Institutit të Statistikave, INSTAT, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Prill 2022, janë 832.920. Krahasuar me Prill 2021, ky tregues rezulton me një rritje 78,6 %.

“Mendoj që 2 vitet e pandemisë të përjashtohen si bazë krahasuese, pasi çdo krahasim me to, do të rezultonte me ritme galopante”, tha Kryetari i Shoqatës së Tur-Operatorëve, Besnik Vathi.

Megjithatë rritje këtë vit ka, madje krahasuar edhe me vitin më të mirë siç ishte 2019, kjo rritje shkon në 15-20%.


E veçanta e këtij viti është që aeroporti ofron më shumë mundësi fluturimesh, sidomos me ardhjen e kompanisë ajrore low cost, e cila ka shtuar 47 destinacione direkte nga Tirana. Gjithashtu këtë vit ka më shumë turistë nga vendet e Lindjes së Mesme.

Lufta në Ukrainë ka një ndikim të fortë. Parashikohej që pas pandemisë të kishte një shpërthim të madh të turizmit në rang global.

Por rritja e çmimeve ka bërë që ai shpërthim të frenohej. Nëse shpresohej që ai shpërthim të shkonte diku e 30-33% në krahasim me 2019, këtë viti besoj do të shkojë 15-20%, dhe faktor kryesor është lufta.

Natyrshëm që do të ketë rritje çmimesh edhe për pushimet e përvitshme. Rritja mund të shkojë diku te 15%. Nëse në Velipojë ka qenë 20 bëhet 25. Nëse në Himarë ka qenë 100 shkon në 120.

Problemi  më i madh që ka turizmi është mungesa e punonjëse dhe stafeve. Në Shqipëri kjo është më e rëndë, pasi ky sektor nuk pati ndihmë.

Lexo edhe

Video