Turbullohet uji në Ibër Lepenc, KRU Prishtina njofton për vendet që mbesin pa ujë

Turbullohet uji në Ibër Lepenc, KRU Prishtina njofton për vendet që mbesin pa ujë

KRU “Prishtina” njofton se uji në kanalin e Ibër Lepencit është turbulluar, kjo si  pasojë e reshjeve të shiut.

“Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ditëve të fundit, janë rritur edhe rrjedhjet sipërfaqësore në zonat fushore dhe pastaj të njëjtat në disa raste kanë përfunduar te kanali i Ibër Lepencit, kanal prej të cilit merret uji i pa përpunuar për tu trajtuar pastaj për pije ( FPU Shkabaj). Si shkak i kësaj, kemi rritje të turbullirës, nivel që bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije konform standardeve dhe teknologjisë që posedojmë”, thuhet në komunikatën e KRU Prishtina.


Ndërsa duke filluara nga ora 09:30 Fushë Kosova dhe Lagjia “Kalabria” në Prishtinë nuk do të kenë furnizim me ujë të pijshë. E ndërprerje të ujit do të ketë edhe në zonën e Obiliqit dhe Drenasit.

“Me qëllim që të ruajmë kualitetin e ujit për pije, jemi të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm , duke filluar nga ora 09:30 për Fushë Kosovën dhe lagjen “ Kalabria ” në Prishtinë. Përveq ndërprerjes së detyrueshme të furnizimit me ujë të pijshëm për këto dy zona, ndërprerje do të kenë edhe Obiliqi dhe Drenasi. Në momentin që kushtet lejojnë që uji të trajtohet dhe të garantohet cilësia e duhur pas trajtimit, ne do e rikthejmë gjendjen normale me trajtim dhe furnizim”, thuhet mes tjerash në komunikatën e KRU Prishtina.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: